“Më buzëqeshi”, partneri i së resë shqiptare tregon momentet para përplasjes fatale: Më pa në sy dhe më tha “ik”

Detaje të tjera rrëqethëse dalin në dritë ditë pas dite nga tragjedia e trenave në Larisa të Greqisë, në të cilën humbën jetën 6 shqiptarë.

Mes tyre ishte edhe 21-vjeçarja Klaudia Lata, e cila po udhëtonte me të dashurin e saj.

Ky i fundit ka treguar minutat para përplasjes fatale dhe komunikimin që pati mes partneres së tij para së aksidenti të ndodhte.

“I thashë se do të kërkoj vende për 10 minuta. Ajo më pa në sy dhe më tha “shko tani”. U habita nga mënyra e të folurit të saj dhe pa u menduar u ngrita. E pashë që më buzëqeshi, i buzëqesha dhe bëra 15 hapa. Më pas ndjeva një zhurmë, u hodha disa metra mbrapa në shpinë”, tha i riu për Alhpa.

“As nuk e kuptova se çfarë kishte ndodhur, ndjeva vetëm një masë hekurash që më vinin dhe më binin sipër. Fatmirësisht nuk u lëndova. U zgjova nga tymi. Aktualisht kam probleme me frymëmarrjen. Filluan të më godasin disa këmbë nëpër hekura. Në një moment mbylla sytë dhe thashë se do të digjem i gjallë”, shtoi ai.

“Në të njëjtën kohë po mendoja për Klaudian. Nuk e kuptova se çfarë kishte ndodhur sepse gjithçka ishte e errët. Unë thjesht isha i tronditur. Disa bërtisnin se po digjeshim”, shtoi partneri i së resë shqiptare.

Klaudia Lata ishte mes 6 shqiptarëve që humbën jetën nga përplasja fatale e trenave në Tempe, Larisa të Greqisë.

Numri tital i vitkimave ishte 57, ndërkohë që Shqipëria mbajti të dilën ditë zie për tragjedinë në shtetin fqinj. /albeu.com


Shtuar 6.03.2023 16:53