Me armë në brez brenda lokalit plot njerëz! Kapet mat 48-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka vënë  në pranga një 48-vjeçar i cili është kapur me armë zjarri në një lokal në Tiranë, në zonën  e “Ali Demit”.

“Si rezultat i kontrolleve kapet në një lokal, një 48-vjeçar që mbante armë zjarri me vete. Në pranga dhe një tjetër shtetas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të informacione se në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi”, ndodhej një shtetas i cili mbante armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatmir Peposhi, 48 vjeç…”-njofton Policia  e Shtetit.

NJOFTIMI I POLICISE:

Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete apo që janë të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve kapet në një lokal, një 48-vjeçar që mbante armë zjarri me vete. Në pranga dhe një tjetër shtetas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të informacione se në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi”, ndodhej një shtetas i cili mbante armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatmir Peposhi, 48 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bledar Gjinishi, 47 vjeç, pasi kishte dijeni për armën, por nuk ka treguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.