“Më 1 Mars”, Italia jep lajmin e mirë për shqiptarët

Shqiptarët do të mund të shkojnë lirshëm në Itali dhe e vetmja gjë që do të kërkohet për të hyrë në vendin fqinj lidhet me plotësimin e njërin nga kushtet e Green Pass.

Pra qytetarët duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit, testin negativ si dhe vërtetim se janë shëruar nga Covidi.

Duke nisur nga data 1 mars, në Itali do të hyjnë në fuqi rregulla të reja në lidhje me pandeminë Covid.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka njoftuar se nisur nga kjo datë qytetarët nga e gjithë bota nuk do duhet t’i nënshtrohen më karantinës. “Vendet e BE së duhet të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore në BE për njerëzit e vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE ose OBSH”, kështu thuhet ndër të tjera në rekomandimet e miratuara sot nga ministrat për Çështjet Evropiane.

“Shtetet anëtare të BE-së duhet gjithashtu të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore për njerëzit që janë shëruar nga Covid-19 brenda 180 ditëve para udhëtimit”, thuhet më tej në urdhëresën e firmosur nga Speranza.


Shtuar 22.02.2022 21:03