Mbytja e 14 vjeçares në Berat, po lahej me vëllanë teksa uji e tërhoqi poshtë

Detaje të reja janë mësuar rreth 14-vjeçares të mbytur në një lumë në Berat.

Bëhet me dije se 14-vjeçarja G.Karamani ka qenë në lumë duke u larë me vëllanë 12 vjeç dhe shoqet e saj.

Së bashku me shoqen e ngushtë, duke notuar kanë shkuar në një thellësi dhe uji i ka tërhequr poshtë.

Shoqja e ngushtë e 14-vjeçares ka mundur të dalë me not nga lumi, por nuk ka mundur dot të nxjerrë shoqen që është mbytur.

Në lumë kanë qenë 11 fëmijë, të cilët kishin shkuar për plazh së bashku që prej orëve të drekës.

Të gjithë fëmijët, përfshirë edhe viktimën 14-vjeçare ishin banorë të lagjes “Ferma Partizani” në Kuçovë.


Shtuar 15.07.2021 19:22