Byroja Kombëtare e Hetimit ka njoftuar se është mbyllur testimi i aftësive fizike për përzgjedhjen e hetuesve dhe mësohet se nga 325 kandidatë pjesëmarrës, janë kualifikuar 210.
Tashmë, kandidatët e kualifikuar më 15 qershor do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.
Njoftimi i BKH:
Komisioni i Përzgjedhjes në datë 10.06.2021, mbylli procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga 325 kandidatë pjesëmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.
Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.
Testi i Esesë me shkrim do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim./albeu.com