Mbyllet seanca maratonë, miratohet projektbuxheti i vitit 2022

Është miratuar projektbuxheti i qeverisë për vitin 2022.

Pas 48 orësh seancë maratonë në Kuvend, projetk-buxheti i mazhorancës mori 76 vota pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim. Pas debateve të shumta Kuvendi mbylli punimet.

Gjithashtu Kuvendi ka miratuar edhe disa ligje të tjera të cilët janë si më poshtë:

-Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim/albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 21:36