Mbyllet procesi i votimit në Dropull, kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale informon se Dropulli ka zgjedhur drejtuesit e degës së Partisë Demokratike.

Shehu shprehet se në Dropull ka përfunduar procesi i votimit.

Të lidhura

None found

Ai thotë se kryetar i degës së PD në Dropull është zgjedhur Pandeli Kuromeno, pasi fitoi ndaj rivalit Qirjako Zoto.

“Dropulli zgjedh drejtuesit e deges se PD. Përfundon procesi i votimit ne Dropull. Kryetar i Deges se PD zgjidhet Z.Pandeli Kuromeno ndaj rivalit te tij Z.Qirjako Zoto. Perfundon edhe procesi i zgjedhjes se Kryesise se kesaj dege. Urimet me te mira te gjithe te zgjedhurve. Te gjitha antareve te kesaj dege te sapo krijuar te PD”, shkruan Shehu.


Shtuar më 9.11.2024 20:06

Tags: ,