Mbyllet në barazim Skëndërbeu – Partizani, “demat” lënë kreun (VIDEO)

Skënderbeut i ka mjaftuar një gjuajtje në portë për të siguruar një barazim 1-1 ndaj Partizanit dhe për të kapërcyer Bylisin në renditje, duke i dhënë vetes një shtysë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Një devijim i Alfred Mensah pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë mjaftoi për të prishur gjithçka që Partizani kishte ndërtuar në pjesën e parë, të finalizuara me golin e Zhunior në fundin e pjesës së parë.

Kjo ishte e vetmja gjuajtje në portë e Skënderbeut, që më pas u mbrojt me rregull dhe mori pikën që i duhej për mbijetesën, ndërsa Partizani lëshoi kreun e klasifikimit duke zbritur në vendin e dytë, me një pikë më pak se Teuta.


Shtuar 8.05.2021 21:08