Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën kundër qeverisë është shprehur se Shqipëria është vasale e të tjerëve dhe vendimet për shqiptarët merren në Beograd dhe Ankara.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/694105955311775
“Miqtë e mi, Shqipëria sot është një vasale e të tjerëve. Vendimet për shqiptarët merren në Beograd dhe në Ankara. Shkollat mbyllen, qeveritarët shkarkohen, kopshtet mbyllen, me Beogradin me vëllazërit Kariç merret porti i Durrësit. Por këto do të marrin fund”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u bëri apel qytetarëve të bashkohen me demokratët nëse duan votën e lirë dhe paralajmëroi Ramën duke i thënë mos harro traditën e shqiptarëve.
“Sot për të gjithë shqiptarët, në këtë shesh dhe kudo që janë, kam një apel; në rast se duan të votojnë të lirë, të bashkohen me ne, në betejën tonë vendimtare, sepse jemi të betuar të bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë. Edi Rama, mos harro traditën e shqiptarëve për liri! Mjerë ai që prej lirinë e tyre, që prek votën e tyre. Votën kurrë nuk ta falim. Çdo qytetar që do shpresën dhe votën e lirë të bashkohet me ne, kundër vrasësit të shpresës, kundër Edi Ramës”, tha Berisha./albeu.com