Mbrojtja e Vjosës, Soreca mbështet iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar

Bashkimi Europian ka mbështetur iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca shkruan në rrjetet sociale se do të ndjekin nga afër konsultimet duke bërë thirrje që të dëgjohet zëri i ekspertëve.

“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet.”, shkruan Soreca në reagimin e tij.

Shumë shoqata  në mbrojtje të mjedisit, shkencëtarë dhe aktorë me famë botërore po kërkojnë mbështetje për ta shpallur Vjosën Park kombëtar.


Shtuar 26.05.2021 10:24