Sevilla ka fituar trofeun e radhës të Europa League, këtë herë përballë Romës së Jose Mourinho.
Spanjollët, “mbretërit e kompeticionit”, u kurorëzuan kampionë për herë të shtatë pas gjuatjes së penalltive.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, teksa në pikën e bardhë Sevilla u tregua më e saktë duke shënuar 4 herë nga 5, përballë një gjuatjeje të saktë të italianëve.
Golat në kohën e rregullt u shënuan nga Dybala për Romën, teksa Sevilla u ndihmua nga autogoli i Mancinit.
Kështu Europa League mbyllet pa trofe për Romën e Mourinhos dhe mbrojtësin e kombëtares Marash Kumbulla, i cili nuk pati minuta në finale për shkak të një dëmtimi.