Mbrëmë e quajti të “rrjedhur”, Rama i bie “pishman” me Metën: I jam falenderues!

Ndërkohë që një natë më parë deklaronte se Presidenti Meta ka rrjedhur dhe se kurrë nuk do të bashkëpunonte më me të, Rama sot ka zbutur tonet.

Nga Berati Rama ka zbuluar se nuk kishte dëshirë që marrëdhëniet me Metën të përfundonin në këtë pikë duke shtuar se i është falenderues.

Edi Rama: Ilir Metës i jam falënderues sepse më ka bërë të njihem me një nga eksperiencat më të bukura që njeriut mund të ketë në të gjithë Shqipërinë, me kanionet. I jam falënderues që më ka futur në shtëpitë tuaja. Nuk do doja kurrë që gjërat mes Ilir Metës dhe familjes socialiste, progresiste të kishin arritur në këtë pikë ku nuk ka kthim mbrapa. /albeu.com/

 


Shtuar 16.04.2021 15:25