Plas arma në Fier! Plagoset 33-vjeçari, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur diten e sotme në Fier. Rreth 1 orë më parë, pas një konflikti mes dy shtetasve ka plasur arma ku është plagosur njëri prej tyre.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj, Fier, shtetasi R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes .

 

Shtuar 16.04.2021 15:28