Skandal! Patronazhisti i PS pikas demokratin: I bëmë legalizimin, s’do e lëmë të votojë

Tema më e nxehtë që po përflitet është databaze e PS me të dhënat e shqiptarëve të grumbulluara në shkelje me ligjin nga patronazhistët e PS.

Tashmë e gjithë databaza është publike dhe secili prej nesh mund të kontrollojë se kush na përgjonte për bindjet  tona partiake dhe jo vetëm.

Pranë emrit, datëlindjes, partisë se kë do të votojë dhe patronazhistit/es, lihen dhe komente të ndryshme.

Një koment qesharak është lënë në emrin e një qytetari. ‘Edhe pse ka marrë legalizimin është i cmendur për PD, do mundohemi ta mbajmë në shtëpi ditën e votimit.’– shkruhet në ëeb-faqen. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 16.04.2021 15:19