Ditën e sotme në orën 10:00 do te mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.
Bazuar në rendin e ditës, sot pritet që të shqyrtohen gjashtë projektligje, një dekret të Presidentit Ilir Meta, si dhe do të dëgjohen raportimet e katër institucioneve për punën e bërë gjatë vitit 2020.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Autoriteti i Mediave Audiovizive, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të jenë në Kuvend sot, përmes drejtuesve të tyre për raportuar punën e një viti para deputetëve.
Mes ligjvënësve dhe drejtuesve të institucioneve do të ketë edhe diskutime e replika. Në rendin e ditës thuhet se do të diskutohet dhe një dekret i Presidentit Meta për kthim ligji për sektorin minerar