Pak minuta më parë është mbledhur sërish në selinë blu Komisioni i Rithemelimit të PD-së.
Mbledhja po drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Kjo mbledhje vjen një ditë pas mbledhjes së gjatë të grupit parlamentar të PD, ku pati debate të forta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit Enkelejd Alibeaj.
Berisha kërkoi dorëheqjen e Alibeajt duke e akuzuar për se punon kundër demokratëve për interes të Lulzim Bashës.
Por nga ana tjetër, Alibeaj e akuzoi Berishën për pushtimin e PD-së dhe u shpreh se do të presë vendimin e formës së prerë të Gjykatës pas ankimimit të çështjes./albeu.com/