Mblidhet Komisioni për shkarkimin e Metës

Është mbledhur këtë të premte Komisioni  Hetirmor për Shkarkimin e Presidentit ilir Meta. Gjatë mbledhjes, ka folur eksperti Erind Merkuri tha se Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe sjellja e tij nuk duhet të jetë i paanshëm.

“Sa i takon faktit për lirinë e shprehjes, në këtë rast ka probleme me këto procedura. Janë të ndryshme në vende të ndryshme. Janë procedura parlamentare, dhe nuk përfshihen organet gjyqësore në disa raste.

Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë.”, tha Mërkuri./albeu.com


Shtuar 21.05.2021 11:43