Ditën e sotme Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se do të zhvillojë një mbledhje me 7 kandidatët që garojnë në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në selinë blu.
Mbledhja ka nisur prej disa minutash, ndërsa Berisha ka kërkuar mobilizimin e kandidatëve për protestën e 12 nëntorit.
Në takim janë: Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enklejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi.
Përveç protestës të të shtunës, në fokus të bisedimeve do të jenë edhe zgjedhjet vendore të 2023, ku një prej tyre do të përballet me kundërshtarin socialist, Erion Veliaj./albeu.com