Sot është mbledhur për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, që do të shqyrtojë parregullsitë e zgjedhjeve.
Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj ka thënë se afati për shqyrtimin e këtyre parregullsive do të jetë për tre muaj, deri më 4 janar.
“Për ta shpjeguar edhe njëherë, mbledhja e parë konstituive, jo vetëm ka të paracaktuar momentin se kur mblidhet, ditën, por në ligjin përkatës, është caktuar se cili do të jetë rendi i ditës. Sa i takon vënies në dispozicion të materialeve, jemi munduar të krijojmë komiditet për të gjithë anëtarët e komisionit. Çështja e parë është konstituimi i këtij komisioni. Ju thashë edhe më parë, në konsultim dhe me sekretariatin, është bërë verifikimi i anëtarëve, dhe ky komision do të ketë këtë përbërje; Enkelejd Alibeaj, kryetar, Toni Gogu, zv./kryetar, anëtare Klotila Bushka, Blerina Gjylameti, Nasip Naço, Petri Koço, Bardhyl Kollcaku, nga PS.
Gazmend Bardhi nga PD, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferraj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Petrit Vasili, deputet i pavarur. Secili prej grupeve parlamentare përcakton edhe anëtarët zëvendësues; Xhemal Qefalia, nga PS, Etien Xhafaj nga PS, Arbi Agalli nga PD, Lindita Metaliaj nga PD. Duke marrë edhe shqetësimin e zotit Bardhi, marrin pjesë anëtarët me të gjitha të drejtat. Anëtarët zëvendësues, thirren kur anëtarët e tjerë nuk marrin pjesë. Kështu që zoti Xhafaj mund të merrni pjesë sot, por nuk keni të drejtë që të jeni herë të tjerë. E konsideroj në mënyrë të konstituar komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Afati i këtij komisioni do të jetë tremujor dhe përfundimi i tij do të jetë deri në datën 4 janar”, tha Alibeaj.
Përbërja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 5 prillit
1. Enkelejd Alibeaj Kryetar PD
2. Toni Gogu Zëvendëskryetar PS
3. Klotilda Bushka anëtare PS
4. Blerina Gjylameti anëtare PS
5. Aurora Mara anëtare PS
6. Klevis Xhoxhi anëtar PS
7. Nasip Naço anëtar PS
8. Petro Koçi anëtar PS
9. Bardhyl Kollçaku anëtar PS
10.Gazmend Bardhi anëtar PD
11. Oerd Bylykbashi anëtar PD
12. Ferdinand Xhaferraj anëtar PD
13. Ervin Salianji anëtar PD
14. Kreshnik Çollaku anëtar PD
15. Petrit Vasili anëtar deputet i pavarur
1. Xhemal Qefalia anëtar zëvendësues PS
2. Etjen Xhafaj anëtar zëvendësues PS
3. Arbi Agalliu anëtar zëvendësues PD
4. Lindita Metaliaj anëtare zëvendësuese PD
/albeu.com