Mbledhja e dy qeverive, Rama: Bashkëpunimet do sjellin më pranë njerëzit

Ka nisur mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në Elbasan. Fjalën i pari e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili tha se marrëveshjet që do të firmosen sot do të sjellin bashkëpunimin e dy shteteve më pranë njerëzve.

“Do kishim dashur t’ju prisnim me diel. Shpresojmë që ky shi të jetë ogur i mirë. Ky është takimi i 7 i Shqipërisë dhe Kosovës mes dy qeverive. Sot mblidhemi pas dy vitesh, por edhe pasi kemi arritur sidoqoftë kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë diskutuar e janë vënë në vijë. Një pjesë janë në rrugën e zbatimit, dhe një pjesë janë zbatuar. Ndërkohë sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plot mes të dyja shteteve në të gjitha fushat. Sot e sjellim bashkëpunimin e dy shteteve më pranë njerëzve. Me vjen mirë që sot angazhohemi për hapjen e pikës kufitare në Shishtavec, rregullimin e trafikut lokal të kufirit dhe lejeqendrimin” tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 26.11.2021 10:19