Mbikalimi i Shkozës, ARRSH ka një njoftim për vijimin e punimeve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësishëm për mbikalimin e Shkozës, ku vijojnë punimet për përfundimin e plotë të tij.

ARRSH bën me dije se ka filluar puna për vendosjen e trarëve në këtë Mbikalim.

ARRSH e bëri njoftimin përmes një postimi në Facebook dhe kujtojmë që projekti ndodhet në fund të Lotit 3 të projektit.

Mbikalimi ka gjatësi 180 m, gjerësi 28 m, lartësi 5.5 m.

NJOFTIMI I ARRSH-së:

Ka filluar puna për montimin e trarëve te Mbikalimi në zonën e Shkozës në fund të Lotit 3 – Unaza Lindore.

Mbikalimi ka gjatësi 180m dhe gjerësi 28m, 6 hapësira drite me nga 30ml, Lartesi 5.5m dhe poshtë tij është një rrethrrotullim me rreze 40m, që do të shërbejë si nyjë lidhëse e Unazës me Bulevardin e Lanës duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve./albeu.com/