Mbi 62 mijë vaksina AstraZeneca pritet të mbërrijnë në Kosovë këtë javë

Këtë javë në Kosovë pritet të mbërrijnë 62, 400 doza të vaksinës AstraZeneca.

Kontigjenti i vaksinave do të arrijë përmes “Gavi COVAX”, që është një aleancë globale që ka për qëllim zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë një datë fikse kur mund të vijnë, por besohet se këtë të mërkurë.

Vakinat janë marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë./albeu.com

Shtuar 10.05.2021 12:05