Iu gjet kokainë në makinë që në pikë të mëngjesit, arrestohet durrsaku

Policia e Durrësit ka arrestuar një 46 vjeçar pasi i është gjetur një sasi kokaine me vete. 46 vjeçari me iniciale R.D. akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Mëngjesin e sotëm, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Citroen”, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

DVP Durrës

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve hetimore, kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 46 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” që drejtohej nga ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 10.05.2021 12:49