Dorëzimi i dokumentave për çdo aplikant që dëshiron të marrë një post në rolin e shefit të komisariatit, tashmë ka përfunduar.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se dëshirë dhe vullnetin për këtë detyrë, e kanë shprehur mbi 450 aplikantë.
Për të pasur një detyrë të tillë duhet të kesh gradën nënkomisar, komisar apo kryekomisar.
Pas verifikimit të procesit ligjor, kandidatet do kalojnë në fazen tjeter atë të intervistimit gjë për të cilën do marrë pak më shumë se procesi i drejtorit vendor.
Nga java që vjen, pritet të nisë edhe verifikimi i çdo kandidati ku edhe në këtë proces, do të vlerësohen nga një juri drejtuesish policie.
Kjo është hera e parë që zhvillohet një proces i tillë, ku vetë Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, u zgjodh përmes një konkursi