Mbi 21 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, pas 5 ditësh kërkime zbehen shpresat për të gjetur të mbijetuar

Numri i vdekjeve në Turqi është rritur në 18,342, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve në 21,719, një numër që pritet të rritet.

Sipas përditësimeve më të fundit nga Siria, 3,377 kanë vdekur atje, duke e çuar totalin në 21,719.

Përpjekjet vazhdojnë për të pestën ditë në kushte moti te ftohte për të shpëtuar ata që janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Presidenti i Turqisë e quajti tërmetin “katastrofën e shekullit”.

Një përpjekje e madhe ndërkombëtare ndihmash po rritet. Të enjten, Banka Botërore premtoi 1.78 miliardë dollarë ndihmë për Turqinë, duke përfshirë financimin e menjëhershëm për rindërtimin e infrastrukturës bazë dhe mbështetjen e të prekurve nga tërmetet.

Shefi i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se shtrirja e plotë e katastrofës ishte ende “duke u shpalosur para syve tanë”, veçanërisht në Siri, ku një luftë civile e gjatë ka shkatërruar vendin.

Të enjten, ndihma e parë humanitare e OKB-së kaloi kufirin në Sirinë veri-perëndimore përmes vendkalimit Bab al-Hawa të Idlib. Kalimi është e vetmja mënyrë që ndihma e OKB-së mund të arrijë në rajon pa udhëtuar nëpër zonat e kontrolluara nga forcat qeveritare siriane./Albeu.com/


Shtuar 10.02.2023 07:38