Mbi 150 persona në miting për Bashën, procedohen 24 qytetarë

Subjektet politike vijojnë të thyejnë rregullat anti-COVID në kuadër të fushatës politike.
 
Që të gjitha palët janë gjobitur disa herë deri tani, por duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë.
Jo më larg se një ditë më parë, mitingu i kreut të PD, Lulzim Basha në Kavajë ka sjellë reagimin e Policisë, që ka proceduar 24 persona.

Në kuadër të respektimit të masave anti Covid për tubimet politike, policia ka gjobitur me shumën 5 milionë lekë Partinë Demokratike.

 
Ata janë proceduar për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve.

Shtuar 12.03.2021 10:03