Sherr mes të rinjve në Sauk, plagoset 23 vjeçari

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në zonën e Saukut, në Tiranë, ku si pasojë është plagosur me kaçavidë një 23-vjeçar.
 
Ngjarja është regjistruar pas mesnatës, pranë një hoteli, në Sauk ku persona të paidentifikuar kanë goditur me kaçavidë në shpatull të riun Danjel Begu, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
 
Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/


Shtuar 12.03.2021 10:25