Mbi 11 mijë viktima nga tërmeti, Erdogan: Është e pamundur të jemi të përgatitur për një fatkeqësi kaq të madhe

Sot, presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ndodhet në zonat e prekura nga tëremti shkatërrues që deri më tani numëron rreth 11,700 viktima.

Erdogan është kundërpërgjigjur ndaj zemërimit në rritje për përgjigjen e shtetit, ndaj fatkeqësisë.

“Është e pamundur të përgatitemi për një fatkeqësi kaq të madhe”, tha ai për gazetarët ndërsa ishte të Hayat.

Ai i përshkroi njerëzit që thoshin se nuk i kishin parë fare forcat e sigurisë në disa zona si “provokatorë”.

Gjatë një ndalese tjetër në turneun e tij në zonat në zonën e fatkeqësisë më herët sot, ai pranoi disa probleme fillestare por tha se situata ishte tani “nën kontroll”.

Kritikat nga figurat e opozitës dhe në terren po rriten.

Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e prirur nga tërmeti gjatë tetë viteve të tij në detyrë.


Shtuar 8.02.2023 16:55