“Votat e mia janë vjedhur nga PD-ja, Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiak…”
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili nuk mori një mandat në zgjedhjet e 25 prillit, prej humbjes së zgjedhjeve ka bërë disa deklarata të forta.
Pasi fillimisht e quajti humbës, pastaj fitues, Nard Ndoka ka deklaruar së fundmi për kreun e PD Lulzim Basha se është “hajdut”.
Ndoka ka deklaruar se PD ka vjedhur votat e tij dhe se ka pasur komisionerë të shitur nga ana e PD-së, që ndikuan në tjetërsimin e rezultatit.
Pjesë nga deklarata e fortë e Nard Ndokës:
Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja. Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiak.
PD është një parti e madhe e hapur, mund të operohet dhe me lidershipi, Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti.
Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve. Në shtator -tetor do të ketë një vendimarrje përfundimtare për vazhdimësinë e tij, apo për kryetarët e partive të tjera.
Gabim fatal një marrëveshje transparente me aleatët, nëse opozita do dilte me një listë, bashkë me LSI, Basha sot do ishte kryeminisër.
Basha ndërtoi një fushatë individuale, i përjashtoi aleatët dhe i luftojë, nuk ka qenë e dukshme, por ne e kemi ndjerë këtë. Jo mbështetje, se nuk kemi pritur mbështetje nga Basha, por nuk krijoi frymën.
Nuk fliste për ekip, por “unë”, e fokusoi fushatën te vetja e tij, dhe ia hoqi vetes mundësinë që të krijonte një frymë dhe të krijonte një ekip përballë Ramën.
Pamë një përballje me 2 koka, me Ramën i cakorduar, por i qartë, e dinte masën që kërkonte ishte i qartë për 74 mandate, ishte transparentë.
Nuk pati kontakte, nuk përcolli informacione me to, madje i shmangu aleatët dhe i dënoi… /albeu.com/