Dimri do të vazhdojë, meteorologët: Që stina e pranverës të vijë ne Europë duhet të mbyllet “kanali”

Ekulibri në shtjellën e ftohtë polare dikton kushtet e motit në hemisferën veriore, përfshirë Europën. Deri në fundin e muajit mars, në rrethin polar vijon anomalia termike; masat ajrore të ngrohta janë vendosur në këtë rajon duke shtyrë drejt gjerësive mesatare masat e ftohta polare. Në këto kushte, pjesa më e madhe e Europës do të mbetet në kushte dimri.

Kjo anomali e fushës termike në kontinent është krijuar si pasojë e krijimit të “kanalit” të qarkullimit të masave të ngrohta nga Atlantiku drejt Rrethit Polar e shoqëruar kjo me rrymën oqeanike të Golfstrimit. Ky aksion i dyfishtë ka detyruar ajrin e ftohtë polar të zbresë drejt gjerësive mesatare deri në jug të Europës.

Që stina e pranverës të vendoset në Europë, duhet të mbyllet të paktën “kanali” i qarkullimit ajror nga Atlantiku Verior drejt Polit të Veriut në mënyrë që masat ajrore polare të shpërndara nëpër Europë, të ngjiten në vendin e origjinës./meteoalb


Shtuar 19.03.2022 08:01