Mbështeti komentin e pandjeshëm, drejtori i Shoqatës Së Njerëzve që Nuk Dëgjojnë i “tërheq veshin” Olti Currit

Ana Lleshi tashmë prej disa ditësh ka rrëmbyer vëmendjen në rrjet pas publikimit të këngës së saj më të re.

Por ish-konkurrentja e Përputhen është kritikuar shumë, madje edhe nga figura publike.

Duket se blogeri Olti Curri këtë herë e ka “shkelur” lidhur me këtë çështje.

Ai ka ripostuar një koment në rrjetin social Facebook të një personi në kanalin e Anës në Youtube ku shkruhet:

“Kënga shumë e bukur, zëri shumë i ëmbël, respekte nga shoqata e të shurdhëve në Shqipëri”.

“Epik”, ka shkruar Olti në screenshootin e këtij komenti duke pranuar kështu diskriminimin e bërë në koment.

Kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi Florjan Rojba, drejtor ekzekutiv në Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë, ka bërë një postim në rrjetin social ku i tërheq vëmendjen Olti Currit.

“Pershendetje Z. Olti. Une qe po ju shkruaj jam Z. Florjan Rojba, Drejtori ekzekutiv I Shoqates Kombetare Shqiptare te Njerezve qe Nuk Degjone. Une vleresoj maksimalisht figuren tuaj publike por ndihem shume I ofenduar dhe diskriminuar per krahasimin e perdorur ne postimin tuaj. Une gjithmone mendoj se personat publike duhet te promovojne dhe ndergjegjesojne shoqerine rreth personave me aftesi te kufizuara dhe jo diskriminimin e tyre permes mediave sociale. Per ju dhe komentuesit ne faqen tuaj, personat qe nuk degjojne nuk jane “gjynah” por kane nevoje per me shume respekt nga ju dhe gjithe shoqeria Shqiptare. Shpresoj te reflektoni mbi kete ceshtje dhe ti kerkoni ndjese 39.000 personave qe nuk degjojne ne Shqiperi.”-shkruan ai. /albeu.com/

Shtuar 18.05.2021 19:38