Mbërritja e grupit të fundit të afganëve në Shqipëri, strehohen në një resort në Lezhë

Qytetarët afganë që kanë mbërritur ditën e sotme pas mesnate në Shqipëri janë strehuar në një resort në Lezhë.

Autoritetet kanë vendosur në dispozicion një staf mjekësor për problemet që mund të kenë si dhe për testimin ndaj koronavirusit.

Ambjentet ku janë akomoduar ruhet nga forcat e policisë. Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë mbërriti një grup tjetër me 150 qytetarë afganë.

Ky është grupi i gjashtë i afganëve në vend, ku në total Shqipëria ka strehuar 607 qytetarë të cilët janë larguar nga vendi i tyre.


Shtuar 30.08.2021 10:56