Mbërrin në tokën shqiptare Blinken, nga Begaj te kryeministri, kë do të takojë zyrtari i lartë i SHBA

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken viziton sot për herë të parë vendin tonë, ndërkohë që avioni zbriti sipas orarit të caktuar në tokën shqiptare.

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edh një konferencë të përbashkët për shtyp.

Të lidhura

None found

Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të.

Ndërkohë DASH ka publikuar edhe axhendën e Sekretarit Blinken.

Agjenda:

SEKRETARI ANTONY J. BLINKEN

Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Sekretari Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Sekretari Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

 


Shtuar 15.02.2024 11:23