Mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri

Ditën e sotme dhe nesër, do të mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Diskutimet do të përqendrohen në katër tema kryesore: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; Liria e medias dhe zgjedhjet; Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Hapja e takimit, do të bëhet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.