Mashtruesi turk u la në burg me qëllim ekstradimin, avokatja: Të dëmtuarve u ka kthyer paratë, në Shqipëri erdhi për të investuar

Gjykata e Elbasanit ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtatasin turk Fatih Ozer me qëllim ekstradimin e tij.

Pas seancës, avokatja e mashtruesit është shprehur se klienti i saj ia ka kthyer paratë të dëmtuarve dhe në Shqipëria ka ardhur për të investuar.

Ajo po ashtu thekson se humbja e qytetarëve është 20 milion euro dhe jo 2 miliard euro.

Avokatja: është bërë e qartë se ai nuk është personi përgjegjës për të cilat akuzohet. Akuzat ndaj klientit tim janë të rreme. Ai ka ardhur për të investuar në Shqipëri. Do bëjmë çdo gjë për të ndaluar kërkesën për ekstradim. Ai u ka kthyer paratë viktimave të tij./albeu.com