Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për të prangosurit e skemës së mashtrimit me Call Centerat.
Vetem izraeliti Rafael Gzenish si organizator dhe nje shtetas tjeter ne rol drejtursi (administrator) kanë marrë masa “arrest me burg”.
Të lidhura
None found
Për 33 personat e tjerë në rolin e opetarorëve dhe mbikqyrësve gjykata ka vendosur masa me të buta sugurie si detyrim paraqitje dhe arrest në shtëpi.
Kujtojmë se pas hetimeve disa mujore nga ana e Prokurorisë, forcat e rendit kanë zhvilluar kontrolle në subjektin “RG Capital”, duke kryer edhe arrestimit në flagrancë të 35 personave, nga të cilët njëri i huaj, konkretisht shtetasi izraelit “Refael Genish”, i cili nga hetimet ka rezultuar se është organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 20 shtetas. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 123 pajisje kompjuterike, 60 pajisje të telefonisë së lëvizshme, 3 laptop, 2 USB, karta të bardha të ngjashme me ato të bankave, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit kanabis sativa./albeu.com/
