Masakra në Klos, zbardhet dëshmia e vajzës së autorit: Dy kushërinjtë më shtantazhonin në Instagram, s’kam shkuar në shkollë 5 ditë

Është zbardhur dëshminë e vajzës së autorit Fiqiri Mjeshtri, e cila ka deklaruar para hetuesve se ajo shantazhohej në Instagram nga dy të rinjtë Renado Hasula dhe Kenado Shira, këto dy të fundit ishin kushërinj të parë mes tyre (djem tezesh). Sipas burime vajza prej 5 ditësh nuk shkonte në shkollë.

E pyetur nga babai ajo ka treguar arsyen, ndërsa ky i fundit, bashkë me dy vëllezërit, ka kërkuar sqarim me dy djemtë dhe prindërit e tyre.

Pasi kanë mbaruar shkollën dy kushërinjtë janë pritur nga autori dhe së bashku me prindërit kanë shkuar në lokal që të sqaroheshin, por duket se situata ka agravuar dhe më pas Mjeshtri qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre, duke vrarë babë e bir, Ilir dhe Kenad Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Reanto Hasulën./albeu.com