Avokatët e Taulant Malajt, i arrestuar për vrasjen e vajzës dhe italianit me të cilin pretendon se e tradhtonte gruaja, kanë reaguar në lidhje me deklaratat e bashkëshortes së autorit.
Ajo tha se ai kishte si qëllim edhe vrasjen e djalit të tij 5 vjeçar. Referuar pamjeve të kamerave të vendosura në shtëpi, avokatët thonë se nuk ka dashur të vrasë djalin pasi ky i fundit nuk u fsheh pas divanit, siç shkruajnë mediat.
“Ai gradualisht po ndërgjegjësohet për tragjedinë që ka ndodhur. Ka shprehur dhimbje për vajzën që e vrau aksidentalisht pasi ajo kërkoi të mbronte nënën. Shpesh herë ka pasur gjendje shoku dhe disa herë e ka ndërprerë dëshminë para hetuesve“, thanë më tej avokatët duke shprehur shqetësim për gjendjen e klientit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 maj kur 45-vjecari shqiptar Taulant Malaj, pasi u kthye në shtëpi kreu një masakër duke vrarë një shtetas italian, vajzën e tij si dhe plagosi bashkëshorten.
Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës, para dhe pasi i ka qëlluar me thikë, i ka filmuar viktimat dhe videon ia ka dërguar miqve të tij.
Këtë video ua kishte dërguar njerëzve të afërt për t’i treguar krimin horror, por edhe për të justifikuar veprimin e tij.
/Albeu.com/