Masakra me 80 viktima në Nice, ekstradohet në Francë shqiptari që furnizoi me armë terroristin

Gjykata e Apelit në Napoli ka kërkuar ekstradimin drejt Francës të 28-vjeçarit shqiptar Endri Elezi.

Kujtojmë se shqiptari është arrestuar mbrëmjen e 21 prillit në Sparanise, në zonën e Caserta, pasi akuzohet nga autoritetet franceze se ka furnizuar me pistoletë dhe një pushkë Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autorin e sulmit terrorist të kryer në Nisë në 14 korrik 2016, i cili mori jetën e tetëdhjetë e gjashtë njerëzve.

Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nice të Francës, humbën jetën mbi 80 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, kur një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.


Shtuar 7.05.2021 10:06