Po merrte mësime xhudoje, 7-vjeçari bie në gjendje kome pas 27 përplasjeve në tokë nga trajneri

Një djalë 7-vjeçar në Tajvan po lufton për jetën pasi u përplas në dysheme 27 herë nga trajneri gjatë pratikës së xhudos.

Wei Wei filloi filloi mësimin e xhudos  në prill, dhe vetëm dy javë më vonë për shkak të kësaj praktike ai gjendet në shtratin e spitalit në koma dhe ka të ngjarë të mbetet në një gjendje vegjetative edhe nëse mbijeton.

Trajneri dhe një shok I tij më i madh, gjatë praktikës i kanë bërë disa lëvizje shumë të vështira, të cilat ai nuk i ka përballuar dot. Edhe pse 7-vjeçari ka bërtitur se nuk ishte mirë, ata kanë vazhduar, derisa ai u shua.

Menjëherë u dërgua në spital, dhe pas vizitës mjekët thanë se ka pësuar hemoragji të rëndë në tru dhe se ishte në gjendje kome./albeu.com

Shtuar 7.05.2021 10:05