Masakra e Klosit, kryepolici i Dibrës jep detaje: Kemi kapur 3 autorë

Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë ka tronditur Klosin ku babë e bir kanë mbetur të vrarë, si dhe dy të plagosur.

Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, Dhimitraq Ziu ka bërë me dije se ka dy viktima, babë e birë, Kenado dhe Liri Shira.

Kryepolici i Dibrës ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen duke shpjeguar se 3 autorë janë kapur ku njëri prej tyre është mësuar se është vrarë.

Bëhet fjalë për Fiqiri Mjeshtrin ndërsa policia po punon për zbardhjen e detajeve.

Dhimitraq Ziu: Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Ka dy viktima. Ka mbetur i plasorgur Renato dhe Eglantin Hasula. U bë e mundur kapja e tre personeve, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë. Për të tjera sqarime do t’ju bëjmë me dije edhe më vonë./albeu.com