Masakra e Fushë Krujës, Hoxha: Vrasësit e Brilant Martinajt kontrollonin trafikun të veshur me uniforma policie

I ftuar në  emisioni “Log.” gazetari Artan Hoxha ka folur edhe për masakrën e Fushë Krujës ku ka theksuar se autorët e vrasjes së Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmri Hoxhës kanë punuar për një muaj për të kryer krimin që tronditi vendin gjatë verës.

“Ka patur koordinim të lëvizjeve, dhe në Fushë Krujë të njëjtën gjë kanë bërë. Ata kishin dalë me jelekë policie dhe drejtonin trafikun në Fushë Krujë.

Kur ndodh një ngjarje policia dhe për sy e faqe policia ka prezencë në atë zonë. Më datë 22 ndodh tjetra. Tek ngjarja e Fushë Krujës ata kanë qenë në mes të ditës, kishin punuar një muaj”, tha Hoxha./albeu.com