Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka biseduar sot me homologun e tij rus Vladimir Putin në lidhje me çështjen e grurit. Reuters shkruan se sipas presidencës turke ende nuk është e sigurt se si mund të krijohet bashkëpunim i orientuar drejt zgjidhjes në lidhje me marrëveshjen e eksportit të grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja.
Në një telefonatë, Erdogan i tha Putinit se Ankaraja po bën përpjekje me të gjitha palët për të zgjidhur problemet në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së eksportit të grurit, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara në korrik. Rusia tha të shtunën se po pezullonte pjesëmarrjen në marrëveshjen që lejoi eksportet e grurit të Ukrainës të rifillonin pasi ishin bllokuar nga lufta.
Presidenti Vladimir Putin në deklaratën e tij të fundit tha se Rusia ka pezulluar marrëveshjen për eksportet e grurit në Ukrainë. Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj. OKB thotë se nuk kishte anije brenda korridorit atë natë. Ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.