Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka siguruar se marrëveshja me MEK nuk do të përfundojë pas ngjarjeve të ditës së sotme dhe ata do të vijojnë të jenë në mbrojtjen e Shqipërisë.
Ai tha se prokuroria është duke hetuar, teksa nuk u shpreh për veprat penale për të cilat ka dyshime.
“Nuk kemi menduar të prishim marrëveshjen, ata janë në mbriojtjen tonë. Ajo që dndodhi sot ka të bëjë me zbatimin e një vendimi të gjykatës. Marrëvehsja do vazhdojë, por sigurisht që duhet të ketë një reflektim nga ata në lidhje me sjelljen ndaj institucioneve dhe zbatimin e ligjit. Me veprimet që bënë sot treguan që nuk janë gati të zbatojnë ligjet në Shqipëri”, tha Çuçi.
“Se çfarë kanë bërë ata, është pyetje që i duhet bërë prokurorisë, që ka filluar disa çështje penale në lidhje me këtë. Nuk e thotë ministri se çfarë krimi kanë kryer ata, sepse po hetohet. Duhet të pyesni prokurorinë. Aq më tepër që sigurisht prokuroria ka dhe sekretin hetimor brenda”, shtoi ministri.