“Marrëdhëniet me Serbinë janë rivendosur në kohën që unë kam qenë kryeministër”- Ilir Meta: Me ardhjen e Ramës janë bërë të rrezikshme

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në mbledhjen e Komisionit për Politikën me Jashtë të kësaj force politike, ku është ndalur edhe tek raportet me Serbinë.

Sipas Metës, raportet me këtë shtet janë vendosur që në kohën kur ai ka qenë kryeministër dhe jo me ardhjen e Ramës, që siç thekson Meta janë bërë më të rrezikshme.

“Partia e Lirisë- tha Ilir Meta, njeh vetëm procesin e Berlinit”, ndërsa theksoi se “marrëdhëniet me Serbinë nuk do të kenë asnjë pengesë”.

Sa i takon çështjes së Kosovë, Ilir Meta tha se “ne do respektojmë institucionet e Kosovës dhe vendimet e tyre”.

“Dua të jem i drejtpërdrejtë në raportet me Serbinë. Dua ta lë pak modestinë mënjanë, marrëdhëniet me Serbinë nuk kanë filluar me ardhjen e Edi Ramës, me ardhjen e Ramës janë bërë të rrezikshme për pavarësinë e Kosovës, për integritetin e politikës tonë, janë personalizuar në shërbim të instalimit të autokracisë në këtë rajon. Të krijimit të një procesi që edhe Rama u detyrua të distancohej, të krijimit të Ballkanit të Hapur. Marrëdhëniet me Serbinë janë rivendosur në kohën që unë kam qenë kryeministër dhe me ikjen e Milloshevicit me një shpejtësi marramendëse, më ish kryeministrin e ndjerë Zoran Xhinxhiç, ish presidentin Tadiç dhe kështu me radhë. Shqipëria ka treguar një vullnet të jashtëzakonshëm për marrëdhënie sa më të mira me Serbinë, sepse populli serb është me shumë vlera, por për fat të keq ka patur ndikime shumë të fuqishme nga lindja. Ne jemi më të qartë në raport me NATO-n”, tha Meta.


Shtuar 13.05.2024 21:24