Marotta flet për Mino Raiola: Shpresoj të jetë mirë, është më i miri

Ditën e sotme nga mediat italiane qarkulloi lajmi se menaxheri i njohur i shumë futbollistëve kishte ndërruar jetë, por një lajm i tillë u hodh menjëherë po ashtë nga vetë Mino Raiola, i cili nga spitali ku ndodhet reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: më vrasin për herë të dytë në 4 muaj. “Duket gjithashtu në gjendje për të ringjallur”, ishte postimi i Raiolës në Twitter.

Një lajm sigurisht që bëri bujë në të gjithë botën dhe nuk i ka shpëtuar askujt, dhe një ndër personat që ka folur për këtë është edhe Beppe Marrota, i cili foli gjatë fjalimit në “San Siro” në eventin  “Il Foglio”.

Më thonë se nuk është e vërtetë… Shpresoj të jetë mirë. Me të më lidh një miqësi bazuar në disa zënka që kemi pasur.

Mino është një agjent i përgatitur, i zgjuar, mendjemprehtë, por shumë korrekt. Ai ka karakteristikë që  të thotë në fytyrë atë që mendon, edhe pretendimet ekonomike që janë gjithmonë të shtrenjta, por të qarta.

Me të kam bërë shumë operacione, një mbi të gjitha është ai i Pogba në ikje te Unitedi që Juventusi 110 milionë euro. Atje ai ishte shumë i mirë në realizimin e tij. Unë mund ta konsideroj atë më të mirën përreth”, ka deklaruar Marrota. /h.ll/albeu.com