Rama “stopon” diversionet: Nuk them dot që SHBA ka bërë më shumë se BE për rajonin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është e drejtë të thuhet se SHBA e ka më shumë në vëmendje rajonin e Ballkanit Perëndimor sesa Bashkimi Europian.

Rama ka shtuar se investimet e BE-së janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe projekte të tjera na presin në vijim.

“Unë do të thosha se nuk është e dretë të thuhet se Shtetet e Bashkuara e kanë më shumë në vëmendje rajonin e Ballkanit Perëndimor sesa Bashkimi Europian. Të dyja e kanë në vëmendje të ndryshme. Plani i investimeve nga BE është rritur shumë. Madje sot mund të themi se SHBA dhe BE janë në sinergji të plotë.”, është shprehur Rama./albeu.com/