S’ju a merr mendja, kjo është puna që Brad Pitt ka bërë para se të shndërrohej në një yll i Hollywood

Ai është një aktor i famshëm, i pasur, i vlerësuar dhe që nga viti i kaluar fitues i Oscar, ka reputacion, famë dhe pa dyshim ka qenë dhe është një nga meshkujt më simpatikë.

Bëhet fjalë për Brad Pitt.

Të lidhura

None found

Ai është gjithashtu një nga ata yje që para se të bëhej i famshëm, për bukën e gojës duhej të bënte punë të ndryshme.

Kështu që Pitt ndryshoi punë shumë përpara se Hollywood ta zbulonte.

Ai ishte model i kompanive të njohura, por më parë aktori i pashëm ishte ‘pulë’!

Në fakt, ai punonte për zinxhirin e njohur El Pollo Loco, ku duhej të vishej si pulë dhe të shpërndante fletëpalosje për të tërhequr klientë të rinj.

Edhe siç e ka pranuar ai ishte i zoti në punën e tij, por nuk qëndroi gjatë.

Por edhe sot e kësaj dite ai e kujton dhe qesh, ndërsa nuk e ka ndjerë kurrë nevojën për të fshehur se si e ka nisur.