Detaje të reja zbardhen nga jeta e 27 vjeçarit të ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga miku i tij Marius Dema.
Dema rezulton të jetë miku i shqiptarit i cili alarmoi autoritetet greke disa kohë më parë, teksa detyronte ushtarët të përmendnin emrin e moderatorit “Meriton Mjekiqi”.
Në pamje dëgjohet momenti kur thotë: “Përshëndes krejt shokët e mi të 5 majit, Marius Dema, Emiljan Pjetra, Erlin Peka, Tallman, Gjoni Blackcent”..
Siç shihet, njëri prej shqiptarëve i cili duket se ka rol drejtues në repartin ushtarak, urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.
Ndërkohë mediat greke e kanë cilësuar si një skandal dhe kanë nisur hetimet.