Mario Mitaj është padiskutim një nga xhevahirët e kombëtares shqiptare.
Në këto kualifikuese ishte zbulimi i tij, teksa Sylvinho besoi fort në atësitë e mëngjarashit. Krahu i majtë i mbrojtjes është kthyer në pronë e tij dhe pavarësisht moshës së re ia ka dalë të bëjë më së miri atë që i takon.
Kualifikimi me kombëtaren shqiptare në Euro 2024 sigurisht do ta mbajë mend gjatë. Emocionet e këtij momenti janë të paharrueshme.
Në rrjetet sociale mbrojtësi ka bërë një postim, ndërsa thekson se e ka bekuar Zoti që është shqiptarë.
“Çfarë emocioni të kualifikohesh në Evropianin 2024. Shumë krenar për këtë skuadër dhe më krenar që me ka bekuar Zoti të jem Shqiptar”, ka shkruar Mitaj.